Lajmet e fundit

Eusebio Di Francesco është trajneri më i ri i Romës pas arritjes së një marrëveshjeje dy vjeçare.
Klubi e bëri të ditur këtë të martë se ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Sassuolos.
Vlen të përmendet që Luciano Spalletti ishte larguar nga Roma për t’iu bashkuar Interit, dhe si duket Roma e ka konsideruar Di Francescon si zëvendësimin ideal.
47 vjeçari u shpreh i lumtur që do ta udhëheqë klubin nga kryeqyteti për të cilin kishte luajtur në vitet 1997-2001.
“Jam ekstremisht i lumtur që po mund të kthehem në Romë, ta trajnoj një klub që ka nënkuptuar shumë për mua”, tha ai.