Lajmet e fundit

Roma e ka emëruar Paulo Fonseca-n si trajner të tyre të ri në një marrëveshje dyvjeçare.
Portugezi i ka kaluar tre vjet te Shakhtar Donetsk, dhe ekipin do ta marrë pas largimit të Claudio Ranieri-t i cili kishte qenë përkohësisht në atë pozitë.
“Jemi të kënaqur që mirëpresim Paulo Fonseca-n në klub”, thuhet në faqen zyrtare të Romës.
Si trajner ai ka arritur t’i fitojë kupat shtetërore në Portugali dhe Ukrainë, ndërkaq është po ashtu kampion i Ukrainës për tre vjet më radhë me Shakhtar-in.