Lajmet e fundit

Roma ka fituar me rezultat 3 me 0 ndaj Chievos. Fitorja e shpiu ekipin romak në vendin e dytë në tabelë me dy pikë më shumë se Napoli që do luaj sonte.
Golin e parë për romakët e ka shënuar mesfushori shkatërrues Radja Nainngolan në minutën e 18-të, për t’u vazhduar nga Antonio Ruediger në të 39-ën.
Fitorja e Romës në asnjë moment nuk u vu në dyshim, por për t’i mos i lënë fatit asgjë në dorë mesfushori i shumë kërkuar Miralem Pjanic mbylli gjithçka me golin e shënuar pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.