Lajmet e fundit

Kitaristi i rock grupit Rolling Stones, Keith Richards, ka treguar se ky grup ka në plan që ta regjistrojë albumin e ri në vitin 2016.
Richards ka treguar se ky grup ka bërë plane gjatë një takimi që patën së fundmi në Londër, transmeton Klan Kosova.
Ai më vonë gjatë intervistës ka treguar se Rolling Stone, do i kënaq fansat me një album të ri.
“Albumi i ri duket në horizont”.
“Nuk e di ku dhe kur, por ne biseduam për këtë gjë”, është shprehur Richards.
Ky do të ishte albumi i parë që prej A Bigger Bang të vitit 2005 dhe Richards beson që kjo do të ndodhë pasi që Stones do e përfundojnë turneun e tyre të ardhshëm në Amerikën e Jugut.
Në fillim të këtij viti, Mick Jagger, la të kuptohet që Stones kanë material të reja për një album të mundshëm.
“Do të ishte shumë mirë, për më tepër unë kam shumë këngë të reja që i kam shkruar gjatë këtyre viteve”.
“Gjithashtu kam realizuar demo shumë të mira për to, e do dëshiroja shumë që t’i inqizoja”.
“Pra, le të shpresojmë që kjo gjë do të ndodhë”, ishte shprehur Jagger.
Më poshtë mund ta dëgjoni një prej kryeveprave të grupit legjendar.