Lajmet e fundit

Rolling Stones është rikthyer me projekt të ri.
Grupi britanik i rokut publikoi të mërkurën videoklipin e këngës "Angry", përcjell klankosova.tv.
Klipi i "Angry" tregon yllin e ''Euphoria'' Sydney Sweeney në pjesën e pasme të një kabrio të kuqe ndërsa pamjet e Rolling Stones shfaqen në billborde në rrugët e Los Anxhelosit.
"Angry" është kënga e parë që debuton nga albumi i ardhshëm ''Hackney Diamonds'' i Rolling Stones.
Publikimi i albumit do të bëhet më 20 tetor.