Lajmet e fundit

Qëllimi kryesor i punës së specialistit të shërbimit psikologjik në shkollë, fokusohet në promovimin dhe zhvillimin mendor e fizik të nxënësve si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen që jep për rritjen e cilësisë së procesit të mësim-nxënies dhe mësimdhënies.
Specialisti i shërbimit psikologjik bashkëpunon me personelin administrativ dhe pedagogjik për konceptimin dhe realizimin e shërbimeve që lidhen me vlerësimin e rezultateve të nxënësve, me orientimin e karrierës dhe me zhvillimin social dhe personal të nxënësve, nëpërmjet:
– Sigurimit të shërbimeve të drejtpërdrejta për fëmijët dhe nxënësit në nevojë.
– Vlerësimit dhe interpretimit të rezultateve të nxënësve, të stafit pedagogjik të shkollës dhe të prindërve.
– Shërbimeve këshillimore dhe trajnuese për stafin e shkollës dhe prindërit.
– Konceptimit dhe realizimit të shërbimit psikologjik në përputhje me politikat e zhvillimit të arsimit dhe të institucionit arsimor.