19.11.2019 · përditësuar para 2448 dite1 min lexim
Një 39-vjeçar ka humbur jetën sot në Patos të Shqipërisë pasi mjeti i tij është përmbysur.
"Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit", njofton policia, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.