Lajmet e fundit

Një ish-gardian i kampit të përqendrimit Auschwits, është dënuar me pesë vjet burgim, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Reinhold Hanning, është shpallur fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e të paktën 170,000 njerëzve.
Ai ishte gardian nazist në kampin më të madh të përqendrimit në botë, nga viti 1942 deri në vitin 1944. Ai ka thënë se e dinte me saktësi se çfarë po ndodhte në atë kamp, mirëpo asnjëherë s’kishte ndërmarrë ndonjë veprim për t’i stopuar vrasjet.
Nazistët gjermanë, kishin vrarë më shumë se 1.1 milionë njerëz, shumica prej tyre hebrenj, në kampin Auschëitz që ndodhej në Poloni.
Verdikti për dënimin e Hanning, ka ardhur pas 4 muajsh gjykim të tij në qytetin perëndimor të Gjermanisë, në Detmold.
Vëzhguesit në seanca gjyqësore, kishin thënë se ai ishte në një karrocë me rrota dhe kishte qëndruar i heshtur dhe pa emocione gjatë tërë gjykimit, duke e shmangur kontaktin me sy me të gjithë ata që ndodheshin në sallë.