Lajmet e fundit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se në takimin e tij me presidenten Vjosa Osmani ka folur për moskonstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendi të Kosovës.
Në një shkrim në Blusky, ai u shpreh se duhet sa më shpejt që të formohen institucionet e reja të vendit
"Në takimin tim me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve".
"Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm - çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikave partiake", u shpreh Rohde.
Kuvendi i Kosovës i pati tetë tentativa, tetë dështime për konstituimin e Kuvendit – Albulena Haxhiu nuk mori votat për kryeparlamentare për të gjashtën herë, as më 29 prill.
Lëvizja Vetëvendosje po ngul këmbë në kandidaturën e saj, ndërkohë që partitë opozitare po refuzojnë t’i japin votën. Ato kërkojnë një emër konsensual – ashtu siç dikur kishte kërkuar edhe Albin Kurti në kohën e PAN-it.