Lajmet e fundit

DhSK-ja njoftoi shkurtimisht gjatë ditës së djeshme për anulimin e konferencës, duke u thirrur në “sigurinë publike”. “Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) shprehin keqardhjen për anulimin e detyruar të konferencës për shtyp të planifikuar për sot me gazetarët, në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillimit nga Policia e Kosovës”, u tha në njoftim. “Nuk ishte e mundur që veprimtaria të mbahej sot për shkak të protestave të veteranëve dhe të tjerëve ku u hodhën bomba tymuese që u bënë për të penguar mbajtjen e takimit. Duke njohur të drejtën demokratike për protestë paqësore, DhSK-ja shpreh keqardhjen që në situatën e sotme gazetarët u penguan që t’i bënin pyetje vetë Kryetares së Gjykatës. DhSK-ja tha më tej se meqenëse gjykimet mbahen jashtë Kosovës, ky institucion ka për synim të mbajë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent. Ky u tha se edhe ishte qëllimi i vizitës së Trendafilovas në Kosovë këtë javë. /Klankosova.tvThe Kosovo Specialist Chambers are part of the Kosovar legal system & informing the public is an essential pillar of its mandate. The press conference's cancellation after pressure from KLA veterans raises grave concerns. Authorities must ensure that the court can execute its work unhindered.
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) May 14, 2025 at 11:05 AM