Manchester City fitoi 1-2 në Santiago Bernabéu, por pas ndeshjes vëmendja shkoi te biseda e gjatë mes Pep Guardiolës dhe Rodrygos.
Trajneri katalanas e pranoi në konferencë se ishte i impresionuar nga braziliani:
“I thashë sa lojtar i madh është. Ai është i një niveli tjetër", deklaroi Guardiola.
Rodrygo ishte ndër më të mirët e Real Madridit, duke u shfaqur aktiv dhe i rrezikshëm, një paraqitje që madrilenët e kishin pritur prej javësh.
Komplimenti publik i Guardiolës ka ringjallur thashethemet për të ardhmen e sulmuesit, pasi City prej kohësh e ka vëzhguar.
Performanca e tij ndaj kampionëve të Anglisë mund të jetë kthesa që i duhet për të forcuar pozitën te Real Madridi, por edhe për të tërhequr interesimim e rivalëve të mëdhenj evropianë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.