12.09.2018 · përditësuar para 2858 dite1 min lexim
Në skenën e festivalit “Hardh Fest” që është mbajtur me 7, 8 dhe 9 shtator në Rahovec u ngjitën artistë të njohur vendorë dhe të huaj.
Por duket se performanca e rock grupit suedez “Madman’s Choice” do të mbahet mend gjatë, për një arsye.
Ata performuan 'live' këngën e njohur shqiptare “Xhamadani vija-vija” duke elektrizuar kështu të gjithë të pranishmit, njofton Klan Kosova.
Vetë ata thanë se kjo është një “dhuratë e vogël” për publikun shqiptar.
Performancën e veçantë të grupit suedez derisa këndojnë në gjuhën shqipe bashkë me publikun që shpërthen në ovacione mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.