Lajmet e fundit

Pavarësisht se pati një jetë tejet të ngarkuar dhe të trazuar muajve të fundit, Robin Thicke arriti ditëlindjen e tij të 40-të në një mënyrë me të vërtetë të lumtur, përcjellë Klan Kosova.
Këngëtari i njohur ishte i përfshirë në një betejë të ashpër kujdestarie mbi djalin e tij gjashtëvjeçar teksa dhe në titujt e ballinave të revistave të njohura ai bartte akuza të rënda.
Këto akuza i erdhën nga ish gruaja e tij Paula Patton e cila kishte thënë se Robin bëri ngatërrime të urdhrit të gjykatës në tendencë për të përfituar materialisht, përcjellë Klan Kosova.
Por Robin, nuk u mor aspak me këto çështje këto ditë, ai la prapa këto probleme dhe argëtoi shpirtin e tij për ditëlindje.
Ai kaloi ditëlindjen e tij me momente të paharrueshme, bashkë me të dashurën e tij April Love Geary dhe djalin e tij Julian.
Si nje familje ata kaluan një natë të bukur në Los Angeles, teksa djali Julian raportohet se kishte raste të ngrinte një peshk të tij të preferuar, përcjellë Klan Kosova.