Lajmet e fundit

Robin Thicke ka kujtuar babanë, aktorin Alan Thicke, në një intervistë - pas vdekjes tronditëse.
Aktori ndërroi jetë të martën pas një sulmi në zemër gjatë një loje hokej me djalin e tij 19 vjeçar, Carter, transmeton Klan Klosova.
Robin ka konfirmuar vdekjen për Los Angeles Times dhe e ka quajtur babanë e tij “njeriun më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë” dhe “gjithmonë një zotëri”.
Robin tha se një nga fjalët e fundit të babait të tij ishte një kompliment për Carter në lojën e tij të fundit.