Lajmet e fundit

Ish-shefi i NATO-së Lordi Robertson së bashku me kryediplomatin kosovar, Hashim Thaçi kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Poklek të Drenasit.
Robertson me këtë rast tha se ndihet i lumtur që Kosova tani është shtet i pavarur dhe po punon për një të ardhme më të mirë.
Nga ana e tij ministri i jashtëm , Hashim Thaçi deklaroi se Kosova dhe populli i saj janë falenderues për kontributin që ka dhënë Robertson për Kosovën.
Ndryshe, në fshatin që po e viziton ish-kreu i Aleancës Veri-Atlantike,më 17 prill të vitit 1999 forcat serbe patën vrarë 53 persona, shumica e të cilëve gra, pleq dhe fëmijë, njofton Klan Kosova.
Shefi i diplomacisë kosovare dhe ish-zyrtari i lartë I NATO-së pas homazheve pritet ta vizitojnë edhe shkollën fillore dhe të mesme të ulët "Fazli Greiçevci" po në këtë fshat, njofton Klan Kosova.