Lajmet e fundit

Një lajm që mori vesh kohë më parë po e bënë publik pikërisht në Kosovë.
Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson, ka vendosur që për këtë të dhënë fort personale t'i njoftojë studentët e kolegjit Universum në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Duke e nisur me një shembull nga vetja, Robertson motivoi të rinjët të punojnë për shtetin e tyre.
Ai i inkurajoi të rinjtë edhe për protesta, në të mirë të vendit.
Por kur flet për protesta, britaniku nuk i përkrah edhe format që po i përdorin deputetët opozitarë.
Robertson bëri thirrje që Kosova të bëjë e zbatojë ligje të forta kundër korrupsionit, nëse do që në një të ardhme të afërt të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.
Kronikë e Blerta Ahmetit.