Lajmet e fundit
Me Barcelonën që ka pak zgjedhje për krahun e djathtë, mesfushori Sergi Roberto mund të zë atë pozitë.

Sergi Roberto është i kënaqur që i është dhënë mundësia që të luajë në krahun e djathtë të Barcelonës, pjesërisht sepse kjo do të thotë më shumë minuta në fushë.
I njohur si mesfushor qendror, Roberto ishte përdorur kryesisht si mbrojtës gjatë turit të katalanëve në SHBA.
Enrique mendon se ai është në gjendje të luajë në krahun e djathtë dhe ka vendosur t’i jap mundësinë.
“Ky është sezoni im i tretë në skuadrën e parë dhe i dyti nën urdhrat e Enriques”.
“Do të doja të kisha luajtur më shumë sezonin e shkuar, por tani mund të jem në më shumë pozita, me më shumë mundësi”.
“Kurrë nuk kam luajtur si mbrojtës, por mezi pres ta provoj në ndeshje të ligës”.
“Trajneri ka shprehur besim të plotë në mua. Shpresoj se duke pasur më shumë minuta lojë mund të tregoj veten”.