Lajmet e fundit

Robert Berisha muzikanti i cili është i martuar me këngëtaren kosovare Nora Istrefi dje u bë lajm në mediat kosovare se përveç Renesë, vajzës që ka nga martesa me Norën, ai ka edhe një vajzë tjetër e cila jeton në Londër.
Ndonëse spekulimeve ai iu përgjigj i rezervuar mirëpo jo plotësisht duke i mohuar, ai sot ka publikuar një fotografi me vajzën e tij Renenë.
“Unë dhe vajza ime e vetme”, ka shkruar Roberti në profilin e tij në instagram, transmeton Klan Kosova.
Kurse pas njoftimit se ai ka edhe një vajzë 9 vjeçare që jeton në Londër Roberti për gazetën Express kishte thënë se “gruan time e dua shumë, është femra më e bukur në botë për mua. Me të kam një vajzë që për mua e ka vlerën më të madhe se vet jeta ime. Afera në fjalë ka qenë shumë kohë përpara Norës. Ndërsa për fotot e publikuara nga pala e kundërt, unë deklaroj se nëse vazhdojnë tendencat negative, do ta padis kompaninë e kondomave (prezervativëve)”.
Gjithsesi, mediat po spekulojnë se ai është babai i vajzës e cila quhet Arona Berisha dhe jeton në Angli.
https://instagram.com/p/88O8kVvevp/?taken-by=_robertberisha_78
https://instagram.com/p/83a84fPehx/?taken-by=_robertberisha_78