22.03.2019 · përditësuar para 2689 dite1 min lexim
Hetuesi special Robert Mueller, ka përfunduar hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
Raporti konfidencial i Mueller është dorëzuar tek Prokurori i Përgjithshëm William Barr, ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Prokurori Barr është duke i analizuar gjetjet e këtij raporti dhe ai u ka thënë ligjvënësve amerikanë se mund të arrijë në konkluzione gjatë kësaj fundjave.
Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë e ka përshkruar raportin e Mueller si "gjithëpërfshirës".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.