Lajmet e fundit

Robert De Niro dhe bashkëshortja e tij prej më shumë se 20 vjetësh, Grace Hightower, janë ndarë.
Këtë e kanë konfirmuar disa burime për revistën Us Weekly.
Page Six, e cila e publikoi lajmin e para, raporton se çifti nuk janë duke jetuar së bashku.
Fituesi i çmimit Oscar, muajve të fundit, është paraqitur vetëm në ngjarje të ndryshme, në të cilat ai zakonisht shoqërohej nga bashkëshortja e tij.
Ylli 75 vjeçar i Raging Ball është martuar me aktoren dhe këngëtaren 63 vjeçare në vitin 1997 pasi ishin takuar një dekadë më herët, derisa ajo po punonte në një restorant në Londër, transmeton Klan Kosova.
Çifti kanë mirëpritur fëmiun e tyre të parë në vitin pauses, por në vitin 1999, De Niro kishte aplikuar për divorc dhe e kishte paditur bashkëshorten e tij për kujdestarinë mbi djalin e tyre, Elliot.
Më pas, ata u pajtuan dhe De Niro u tërhoq nga divorci, derisa çifti kanë ripërtrirë betimet e tyre në vitin 2010, në fermën e De Niros.
Ata u bënë prindër të vajzës së tyre, Helen, nga një nëne surrogate, në muajin dhjetor të vitit 2011, kur De Niro ishte 68 vjeçar.
Hightower duke folur për lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2013, në një intervistë me Katie Couric, kishte thënë se sekreti për një martesë të lumtur është “të japësh dhe të marrësh shumë, të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të respektosh njëri-tjetrin”.
Ylli i Godfather ka katër fëmijë të tjerë, Drena dhe Raphael, me ish-bashkëshorten e tij Diahnne Abbott, si dhe djemtë binjakë, Julian dhe Aaron, me ish të dashurën, Toukie Smith.