Lajmet e fundit

Ambasadori Holandez i akredituar në Kosovë, Robert Bosch, në emisionin Info Magazine, e ka rikonfirmuar qëndrimin e tij rreth Gjykatës Speciale për krime të luftës.
Ai ka thënë se themelimi i kësaj gjykate është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës dhe kjo duhet të bëhet.
"Nuk jam i kënaqur me institucionet kosovare. Themelimi i Gjykatës Speciale është nje obligim që shteti i juaj duhet ta përmbushë".
"Është vendosur kësisoj nga komuniteti ndërkombëtar dhe duhet ta bëni. Krijimi i speciales nuk ka të bëjë me dënimin e shqiptarëve, sepse askush nuk ka pse të frikohet kur është i pafajshëm, madje pastrohet emri juaj".
"Gjykata Speciale do të kalojë në fund, sepse alternativat tjera janë më të këqija dhe këtë e dinë të gjithë".
"Porosia nga BE-ja për Gjykatën është e qartë".