Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, këngëtari Robert Berisha tha se nuk do t’ia kërkonte asnjëherë gruas së tij që të bënte ndërhyrje në fytyrë.
Ai poashtu tha se këtë kërkesë nuk beson se e bën ndokush.
“Nuk e besoj që mundet me ia kërku, nëse burri e kërkon edhe ka respekt për qatë burrë e kisha bë, edhe unë e kisha bo për partneren teme. Unë s’kisha mujtë me ia kërku, sepse të paska dal prej qefit”, tha Berisha.
Ndërkaq, ai theksoi se për pamjen fizike partneren do ta këshillonte vetëm që të humbte peshë.
“Nashta në pamjen fizike, sepse është e mirë edhe për shëndet. Nuk është vështirë me i thënë një njeri që e do”, tha Berisha, transmeton Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=sA3VR7nbAe4
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.