Lajmet e fundit

Robbie Williams ka zbuluar se ai është duke vuajtur nga artriti në shpinën e tij.
42 vjeçari ka thënë se aftësitë e tij tashmë po pengohen nga gjendja që ka, duke i shkaktuar dhimbje dhe inflamacion.
Duke folur për Evening Standard, Robbie shpjegoi: “Unë kam artrit në kurrizin tim, kështu që nuk mund t’i bashkoj këmbët në një top, e as të bëj lëvizje të mëdha", transmeton Klan Kosova.
Ylli gjithashtu foli në lidhje me betejën e tij me varësinë e drogës në të kaluarën, duke pranuar se duke u bërë baba, e ka ndihmuar atë të qëndrojë në fokus.
“Fëmijët e kanë përqendruar tërësisht vëmendjen time, jeta ime është dhjetë herë më e mirë”, tha ai.