Lajmet e fundit

Robbie Williams u emocionua në skenë pasi ai nderoi viktimat e sulmit në Mançester, gjatë koncertit të tij në qytet.
Këngëtari ua kushtoi këngën e tij “Angels” atyre që u vranë nga sulmuesi Salman Abedi pothuajse dy javë më parë, transmeton Klan Kosova.
Në një video të postuar në Twitter, këngëtari shihet duke luftuar me lotët.
https://twitter.com/StuartRowson/status/870774006642814979?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fuk.news.yahoo.com%2Femotional-robbie-williams-dedicates-angels-092347650.html
Gjatë koncertit, Williams kërkoi nga fansat të bashkoheshin me të për të kënduar këngën e tij “Strong”.
Ai e ndryshoi tekstin në “Manchester ne jemi të fortë, ne jemi të fortë, ne jemi të fortë”. Në fillim të koncertit Robbie tha: “Ne jemi Manchester dhe nuk jemi të frikësuar”.
Ylli i pop muzikës, më vonë ndau një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, pas koncertit, ku shihej një ylber që ishte formuar në qiell mbi stadium. Së bashku me pamjen, ai ka shkruar “Manchester” së bashku me një emoji – zemër.
