Lajmet e fundit

Robbie Williams nuk e di se si duket një kastravec.
Kështu të paktën ka thënë bashkëshortja e tij, Ayda Field e cila ka treguar këtë fakt për bashkëshortin e saj kur ka përmendur se si ai është lajkatuar nga fama që gëzon.
“Ditën e kaluar, unë kam nxjerrë një kastravec nga frigoriferi dhe ai më ka pyetur se çfarë është” ka thënë ajo si e ftuar te Loose Women.
Nëna e dy fëmijëve dhe bashkëshortja e Williams ka thënë se ai më pas ka thënë se nuk e dinte se çfarë ishte pasi ishte mësuar ta shihte kastravecin vetëm të prerë në copa, transmeton Klan Kosova.
Ajo gjithashtu ka treguar se Williams ka konsumuar kastravec vetëm në sallata dhe atë e ka parë të prerë derisa të tjerët e kanë bërë gati për atë.
Por kjo nuk është deklarata e vetme e Field, e cila ka treguar gjithashtu se jo shumë kohë më parë e ka dërguar bashkëshortin e saj për herë të parë ne shitore ushqimore.