Lajmet e fundit

Robbie Williams, këngëtari britanik, e ka realizuar një këngë në kujtim të qenit të tij Spencer i dili ka ngordhur, transmeton Klan Kosova.
Ai e ka përdorur këngën e tij të ribërë të versionit “My Way” të Frans Sinatras, që t’i kujtonte momentet e bukura gjatë kohës kur e kishte qenin.
“Lajme të hidhura miqtë e mi, dot e humbëm Spencerin. Jam zemërthyer dhe i tronditur. Të deshëm shumë dhe do të na mungosh Spencer”, ka shkruar Robbie në kanalin e tij zyrtar në You Tube.
Robbie ka qenë në turne nëpër tërë botën gjatë muajve të verës.
Ai ka dy fëmijë dhe ditëlindjen e parë të njërit prej tyre do ta festojë në fund të këtij muaji – djali Charlton Valentine – kurse vajza e tij Theodora Rose është bërë tri vjeçe në shtator.