Lajmet e fundit

Mesfushori anësor i Bayern Munchen , Arjen Robben nuk e ka konsideruar si të dështuar sezonin e shkuar të Bavarezëve.
Edhe pse Bayerni u eliminua nga Champions League dhe kupa e Gjermanisë, anësori holandez nuk pajtohet që Bavarezët kanë dështuar në objektivat e tyre të sezonit.
Bayerni nga shumë analistë të futbollit është konsideruar si favorit potencial për ta fituar trofeun e Champions League ,por skuadra nën drejtimin e Pep Guardiolas ka dështuar dy herë në dy sezone nga skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.