Lajmet e fundit

Sulmuesi i Bayern Munich, Arjen Robben beson se ish-trajneri i tij Pep Guardiola do të arrijë të korrë sukses me Manchester City.
Holandezi po ashtu ka thënë se trajneri spanjoll do të lë shenjë në Eithad Stadium.
“Nuk brengosem aspak për Pep”.
“E njoh filozofinë e tij. E di mënyrën se si mendon rreth futbollit dhe po ashtu e një Premier League, pasi kam luajtur atje për tre vjet”, ka thënë Robben.
“Secila ndeshje është një betejë e re, nuk kam parë të gjitha ndeshjet sepse është e pamundur të shihen gjitha ndeshjet sepse atje luajnë vazhdimisht”.
Më tej sipas Robben, gjëja pozitive që sheh është stili që Pep është duke aplikuar./Klan Kosova/