Lajmet e fundit

Arjen Robben ka pranuar se nuk e përjashton mundësinë e pensionimit pas largimit nga Bayern Munich në fund të sezonit.
35 vjeçari ka vendosur që të largohet nga Allianz Arena pas një dekade qëndrimi, por që ende nuk ka marrë vendim për hapin e radhës.
Ai në janar kishte pranuar se ka disa klube të interesuara për të, por që të gjitha opsionet mbesin në tavolinë.
“Jam vonë që të marrë një vendim, por kjo lidhet me lëndimin tim. Doja që të kthehem në fushë dhe pastaj të mendoj për të ardhmen”, ka thënë Robben në konferencë, transmeton Klan Kosova.
“Shpresoj që të marrë një vendim brenda javësh, por që nuk mund të premtoj asgjë”.
“Nuk është vendim i lehtë. Gjithçka duhet të jetë në rregull, jo vetëm në futboll por edhe për familjen time. Mënyra më e lehtë që për t’u ndaluar. Edhe kjo është një opsion për mua, por nuk jam i sigurt nëse do ta bëjë këtë”.