Lajmet e fundit

Kris Jenner i ka ofruar djalit të saj Rob Kardashian 500.000 dollarë për t’u rikthyer në emisionin “Keeping Up With The Kardashians”, por ai i ka refuzuar.
“Rob nuk është i gatshëm të filmohet në këtë show. Madje as nuk e din se a do të rikthehet ndonjëherë aty, meqë e urren faktin qe emisioni është shumë falso dhe nuk mund t’i shohë motrat dhe nënën e tij se si aktrojnë”, ka thënë një burim për Radar Online.
Rob së fundmi ka vendosur që ta merr seriozisht punën e fitnesit dhe ta rregullojë jetën e tij. Kontribut të madh në këtë drejtim thuhet të ketë pasur dhëndri i tij Kynie West, i cili e ka motivuar.