Lajmet e fundit

Saint West është një javësh, por Rob Kardashian ende nuk e ka takuar. Sipas një raporti të ri, 28 vjeçari nuk e ka vizituar motrën e tij Kim Kardashian edhe pasi ajo e lindi djalin në pesë dhjetor.
Tashmë nuk është sekret që Rob pëlqen të rrijë jashtë syrit të publikut, por Kim nuk është e lumtur për shkak të mungesës së përpjekjeve nga ana e tij. “Kjo me të vërtetë filloi nervozojë atë”, ka thënë një burim për Radar Online, transmeton Klan Kosova.
Në vend se t’i uronte motrës së tij Kim dhe bashkëshortit të saj Kanye West kur ata e mirëpritën foshnjën e tyre në këtë jetë, ai e uroi motrën tjetër Kylie Jenner në Instagram për lansimin e produktit të buzëkuqeve.
“Rob është i vetmi anëtar i familjes që ende nuk e ka uruar Kim-in për lindjen e djalit”, ka shtuar burimi.
Që kur ai e ka krahasuar Kim-in me karakterin e aktores Rosamund Pike të filmit Gone Girl, lidhja e tyre nuk ka qenë më e njejtë dhe duket se ai nuk është i interesuar për ta rregulluar dëmin.
“Edhe pse ai gjithmonë do të jetë aty për mbesat dhe nipërit e tij, pak ka ndryshuar situata mes tij dhe Kim”, ka thënë burimi i afërt me ta.