Lajmet e fundit

Rob Kardashian ka një të dashur të re në jetën e tij.
30-vjeçari është në lidhje me Mehgan Jame, konfirmon revista People, transmeton Klan Kosova.
“Mehgan ka mbështetur Rob-in dhe biznesin e tij për disa kohë”, ka thënë një burim për revistën. “Ata kanë qenë miq të ngushtë për rreth tre muaj”.
Rob dhe ish e dashura e tij Blac Chyna kanë qenë në një marrëdhënie jo të mirë që nga janari, përpara se të përfundojnë fejesën e tyre në shkurt.
Rob dhe Chyna janë prindër të vajzës shtatëmuajshe Dream.