Lajmet e fundit

Le të themi se viti 2016 pritet të jetë vit i të papriturave.
Pasi ishte diagnostikuar me diabet muajin e kaluar, Rob Kardashian i ka tronditur të gjithëve (por më së shumti familjen e tij), me supozimin se është në lidhje me Blac Chyna!
Ajo postoi një fotografi të dyshimtë në Instagram, ku shihet e përqafuar në krahët e një njeriu, i cili duket të jetë 28 vjeçari, ish ylli i Keeping Up With The Kardashians – kjo bazuar në tatuazhin e dorës së tij.
Ajo thjesht e ka përshkruar fotografinë me fjalën “Fillimi”, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa tani E! News e konfirmoi se kjo dyshe janë në lidhje, por kjo nuk është aq e thjeshtë.
Burimi i afërt me ta ka deklaruar se ekziston një shqetësim rreth këtij çifti, dhe nëna e një fëmije, Blac, është duke e “lutur” Rob-in “gjatë gjithë javës”. Burimi po ashtu ka shtuar se Blac po e shfrytëzon atë për t’iu rikthyer motrës së tij Kylie Jenner, e cila është në lidhje me ish të fejuarin dhe babain e djalit të saj, reperin Tyga.
Pavarësisht se kishte ndenjur “i mbyllur” në shtëpinë e Khloe Kardashian që nga vitit i kaluar, Rob raportohet se ka qenë i afërt me ish striptisten.
“Ajo dhe Rob e njohin njëri tjetrin për një kohë të gjatë dhe kanë mbajtur kontakte”, ka shtuar burimi.
Me diagnozën e tij të fundit mjekësore dhe komplikimet e përfolura në veshka dhe pankreas, duket sikur Rob ka kaluar nëpër shumë ndryshime kohët e fundit.
Nëna e tij Krish Jenner madje tek emisioni i Maria Shriver kishte zbuluar se ai mund të rikthehet në xhirimet e KUWTK. “Ai dëshiron sërish të kthehet në emision, kërkon që vetëm të ndihet mirë”, ka deklaruar ajo.