Lajmet e fundit

Rob Kardashian i ka rënë pishman për postimet që ka bërë për Blac Chyna, të paktën kështu i ka thënë familjes së tij.
Burime të afërta me familjen Kardashian, kanë thënë që Rob ka biseduar me motrat dhe nënën e tij dhe u ka thënë që nuk ka pasur të drejtë të postoj fotografi nudo të Chyna-s dhe llogaritë e saj mjekësore, dhe se është bërë pishman për një gjë të tillë.
Ndërsa sa i përket akuzave të Chyna-s se Rob e ka rrahur atë, ai i ka mohuar kategorikisht.
Tutje ai u ka thënë motrave dhe nënës së kishin pasur të drejtë kur i kanë thënë që Chyna nuk është person i mirë.