Lajmet e fundit

Rob Kardashian është në spital pasi që ai u diagnostikua me diabet, raporton TMZ.
Rob nuk po ndihej mirë gjatë fundjavës dhe gjendja e tij u përkeqësua, familja u trondit dhe e dërguan atë në një spital në LA.
Mjekët kanë kryer disa teste dhe e kanë diagnostikuar gjendjen e tij. Rob nuk kishte ide se ai ishte me diabet, transmeton Klan Kosova.
Ai tani është ende në spital, dhe për momentin mjekët e kanë stabilizuar atë.
Burime të afërta me Kardashian-et thonë se kjo ishte një thirrje për t’u kthjelluar dhe Rob të fillojë vitin 2016 i shëndetshëm.