Lajmet e fundit

Gjithçka duket se është në rregull në lidhjen mes Rob Kardashian dhe Blac Chyna.
Pas një debati që gati shkatërroi fejesën e tyre fundjavën e kaluar, Kardashian dhe Chyna duket se janë pajtuar, pikërisht në festën e Krishtlindjeve.
Në disa postime në Snapchat, të dy duken shumë të lumtur derisa merren me dekorimet e fundvitit dhe foshnjen e tyre të vogël, Dream Kardashian, transmeton Klan Kosova.
Në fotografitë që Chyna ka ndarë me fansat e tyre, shihet edhe i fejuari i saj që mban në duar foshnjen e tyre derisa ajo dëgjohet duke thënë se të dy janë shumë të lezetshëm.
Në ndërkohë, babai i ri, 29 vjeçari Rob poashtu ka postuar disa video ku shihet e fejuara e tij me vajzën e tyre të vogël.
Në postimet e modeles shihet edhe djali i saj, katër vjeçar, King Cairo që ajo e ka me reperin Tyga. Ai shihet duke mos u rezistuar dhuratave poshtë bredhit të festive të fundvitit, derisa duket se ato janë dhuruar nga Kim Kardashian dhe Kris Jenner.
Ky bashkim vjen pas dramës së madhe të javës së kaluar, ku Rob Kardashian kishte postuar disa video duke treguar se sa i thyer ishte emocionalisht me largimin e Chyna nga shtëpia bashkë me foshnjen e tyre.
Ai madje i lutej asaj që ta lejonte ta shihte të voglën e tyre, e duket se këto ditë tashmë janë hedhur prapa krahëve për çiftin Chyna-Kardashian.