Lajmet e fundit

Vetëm një ditë pasi është përfolur se Rob Kardashian dhe Blac Chyna janë në lidhje, postimi i fundit në Instagram i 28 vjeçarit padyshim se e ka pushtuar internetin.
I biri i Kris Jenner me shaka e postoi një fotografi, ku shihet Blac duke e mbajtur një karrige bebesh dhe ka shkruar: “Blac Chyna me gjasë tani ka dalë për të bërë blerje, meqë planifikon ta sjellë në jetë gjeneratën e ardhshme, të vetme me emrin Kardashian! #BabyKardashian”.
https://www.instagram.com/p/BBAurS3pWVX/?taken-by=robkardashian
Para pak ditësh modelja 27 vjeçare i tronditi fansat e saj kur e postoi një fotografi të saj në krahët e tij.
Familja e Rob nuk janë aspak të lumtur me këtë lidhje, meqë pas të gjithave, Blac e ka një djalë me ish të fejuarin e saj Tyga, i cili tani është i dashuri i Kylie Jenner, transmeton Klan Kosova.