17.12.2017 · përditësuar para 3150 dite1 min lexim
Në qytetin e Istogut qytetarët po votojnë për herë të tretë në zgjedhjet e sivjetme lokale, njofton Klan Kosova.
Ky raund i tretë, në fakt është rivotim, pasi Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi ta çojë në rivotim këtë komunë me që në raundin e Balotazhit u vërtetuan pakënaqësi.
Në garë për kryetar të Istogut janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se të gjitha përgatitjet e duhura janë bërë, që procesi i votimit të shkojë në rregull.
Rivotimi në Komunën e Istogut po mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.