Lajmet e fundit

Kapacitetet e akomodimit në rivierën Ohër-Strugë janë mbushur tërësisht, kërkohet vend më tepër për këtë fundjavë para festës.
Më të shumtë janë mysafirë nga Holanda, por gjithnjë e më të pranishëm janë edhe nga Izraeli, Belgjika, Turqia, vendet fqinje, ndërsa rritet edhe numri i turistëve vendorë, vlerësoi kryetari i HOTAM, Kërste Bllazheski.
Rritje më të madhe theksoi se ka pasur te mysafirët vendorë, por edhe te ata nga Shqipëria fqinje, ndërsa ka pasur rritje edhe te mysafirët nga Serbia.
Frekuentim të madh, shtoi, këtë vit ka edhe bregu i Prespës, ku janë bërë disa plazhe të reja, shkruan Tetovasot.
Interesi për të investuar në turizëm, sipas kryetarit të HOTAM, është i madh dhe pret ndërtim të kapaciteteve të reja për akomodim dhe numër të madh të turistëve gjatë vitit të ardhshëm.