Lajmet e fundit

Martirët e vendit, Dibran Dibrani, Zeqir Muja dhe Remzi Kurteshi, janë varrosur sot në varrezat e Shipolit të Mitrovicës.
Këtë e bëri të ditur Agim Bahtiri, kryetar i Komunës, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Eshtrat e tre martirëve nga Mitrovica janë gjetur në fund të vitit të kaluar në varrezat e myslimanëve në Mitrovicë, transmeton Klankosova.tv.
"Sot, me pikëllim e dhembje të madhe në varrezat e qytetit në Shipol varrosëm Dibran Dibranin, Zeqir Mujën dhe Remzi Kurteshin, të cilën ishin zhdukur nga forcat serbe në vitin 1999. Mitrovica nuk do ta gjej paqen e plotë, pa gjetjen edhe të 109 personave të zhdukur në luftë, mungesa e të cilëve nuk është plagë vetëm në zemrat e familjarëve të tyre, por edhe të mbarë qytetarëve", ka shkruar Bahtiri.