Lajmet e fundit

Në fshatin Galicë të Vushtrrisë, është bërë rivarrimi i eshtrave të familjarëve të Azem Galicës.
Aty të premten u rivarrosën nëna, motra dhe mbesa e tij, dhe një mysafire që ishte vrarë në shtëpinë e familjes Galica.
Të pranishëm në këtë ceremoni rivarrimi, ishin edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Bekim Jashari, anëtari i familjes Jashari, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku dhe nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se familja e Azem Galicës do të mbetet gjithmonë e pavdekshme dhe ka bërë thirrje që të sillen në Kosovë edhe eshtrat e Shotë Galicës, për shkak se sipas tij, ajo është e vetmja që nuk pushon pranë familjarëve të saj.
Ndërsa, Arsim Gërxhaliu, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore i ka dërguar kryeparlamentarit Veseli disa artefakte të cilat janë gjetur pranë trupit të nënës së Azem Galicës, Sherife Galicës, raporton Klan Kosova.
Veseli ka thënë se ato do konservohen në mënyrë që të ruhen përjetësisht.