Lajmet e fundit

Manchester United dhe Manchester City do të luftojnë për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munchen-it, Jerome Boateng, sipas The Sun.
Dy rivalët e Mançesterit duan që të nënshkruajnë me përfaqësuesin e Gjermanisë gjatë afatit kalimtar të verës.
29 vjeçari ishte larguar nga City shtatë vjet më parë, ndërkaq trajneri i këtij klubi, Pep Guardiola, po shpreson që t’a kthejë futbollistin që e kishte trajnuar për tre vjet sa ishte te Bayern-i.
Edhe Barcelona dhe Real Madridi mund t’i hyjnë garës për lojtarin i cili vlerësohet të kushtojë diku rreth 50 milionë funte.