Lajmet e fundit

Ish sulmuesi i Barcelonës Rivaldo është shprehur se Neymar meriton ta fitojë Topin e Artë para lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Ai ka thënë se ai duhet të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.
“Ende nuk e dimë se kush do të jetë futbollisti më i mirë në botë për vitin 2015, por me gjithë respektin ndaj Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, Neymar e meriton ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë ai në profilin e tij në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe Neymar ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme duke u bërë një konkurrent serioz për Topin e Artë në mesin e finalistëve.