Lajmet e fundit

Rita Zeqiri doli kampione apsolute e Kosovës në not, gjatë garave të zhvilluara të mërkurën në Zllakuqan të Klinës.
Me këtë rast ajo mori 12 medalje të arta, në disa disiplina.
Por, suksesi i saj nuk merr fund me kaq. Ajo arriti edhe rekorde të reja në not, pasi në katër disiplina doli më e shpejtë sesa herëve të kaluara.
Sipas sekretarit të Federatës së Notit, Astrit Haliti, ky përmirësim rekordesh bëri që ky kampionat të jetë më interesat se ata të mëparshmit.
Ndonëse rekord nuk theu, 16 vjeçari, Meriton Veliu, dominoi në disiplinat delfin dhe bretkosë, duke marrë 4 medalje të arta.
Sipas zyrtarëve të Federatës së Notit, ky ishte kampionati më masovik që nga pas lufta, duke qenë se kanë marrë pjesë 150 garues nga 10 klube dhe 2 shkolla të notit.
Kronikë e Naim Selmanit.