Lajmet e fundit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, e rritur në Londër, ka paralajmëruar për turneun e saj në Amerikë.
Krijuesja e hitit Poision, Rita Ora e cila për momentin po qëndron në Angli për shkak të angazhimeve si pjesë e jurisë në shfaqjen e talenteve X Factor England, do të udhëtojë në disa shtete të Amerikës për t’i kënaqur fansat me performancat e saj.
Në instagramin e saj ajo u ka treguar fansave se ku mund t’i blejnë biletat.
ritaora.com/tour, është adresa ku mund të blihen biletat për ta parë Ritën në koncert, transmeton Klan Kosova.