Lajmet e fundit

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora, është kritikuar së fundmi pasi ka bashkëpunuar më këngëtarin Chris Brown në këngën e saj të fundit “Body on Me”, meqë ai e ka sulmuar fizikisht këngëtaren Rihanna në vitin 2009.
E pyetur nga radio stacioni Manchester, nësë është lodhur nga justifikimi i vendimit për këtë bashkëpunim, ajo thjesht u përgjigj: “Faktikisht mua nuk më duhet ta mbroj punën me të”.
Ndërsa sa i përket asaj se si kanë ardhur deri tek dueti, ajo ka thënë: “Ishte një mënyrë normale e bashkëpunimit. Ai ishte duke regjistruar afër studios sime dhe unë mendova se ishte momenti i duhur për të shkuar tek ai dhe t’i them... Ej, mendoj se e kam këngën”.
“Meqë ne kemi pasur dëshirë të punojmë së bashku për një kohë të gjatë, ai e dëgjoi këngën dhe i pëlqeu. Dhe kështu pra edhe e regjistruam. Ai është aq muzikal dhe artist tejet i talentuar”.
Ndërkohë, Ora gjithashtu ka zbuluar se mentore e cilës kategorie do të dëshironte të ishte në edicionin e saj të parë në X Factor.
“Do të doja t’i kisha të gjitha femra, vajzat. Por në fund të fundit cilado kategori që do të më caktohet, unë do ta pranoj”, ka shtuar Rita.