Lajmet e fundit

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka disa tatuazhe në trupin e saj, transmeton Klan Kosova.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka shfaqur mbrëmë edhe tatuazhet e tjera të cilat i ka bërë.
Ajo ka treguar se ka bërë tatuazhin me dy zogj të mbyllur në kafaz në dorën e djathtë, ndërsa tatuazhin tjetër me tre vija dhe pika e ka bërë në veshin e majtë.
"2 zogj në një kafaz. Më pëlqen ideja për të gjetur një dashuri të vërtetë, kushdo apo çfarëdo qoftë ajo dhe për ta mbajtur atë të sigurt'', ka shkruar Rita në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Bev3bCSnUfJ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi_test