Rita Ora ka folur shpesh për seksualitetin e saj, sidomos pas publikimit të këngës “Girls”, e cila konsiderohet si kënga që ajo ia dedikoi vetes dhe të vërtetave të saj.
Së fundmi këngëtarja, 28 vjeçare, foli për Daily Star Online në lidhje me seksualitetin e saj dhe pranoi se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri që fotografohet.
Duke folur për jetën e saj private, Rita tha:
“Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”.
Ajo gjithashtu hodhi poshtë edhe spekulimet e mëparshme që është lidhur me këngëtarin Liam Payne duke këmbëngulur se janë thjesht miq të mirë.
“Kam shumë shokë meshkuj, shumë miq, meshkuj shumë tërheqës dhe ata janë miqtë e mi më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të lidhesh me ta”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.