Lajmet e fundit

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zgjedhur të pozojë topless për kalendarin e vitin 2016, transmeton tvklan. Në njërën prej fotove të bëra publike, bukuroshja 24 vjeçare shfaqet e veshur vetëm me xhinse, ndërsa mban duart lidhur për të mbuluar gjoksin.
Edhe për kopertinën e kalendarit, Rita ka pozuar topless duke nxjerrë në pah disa prej tatauzheve të saj, pikturuar në kurriz dhe krah.
Sipas britanikes DailyMail, nuk dihet ende nëse të gjitha fotot e kalendarit do të ekspozojnë Ritën gjysmë të zhveshur apo do të ketë larmishmëri pozash.