Lajmet e fundit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sonte do të jetë prezente në Kosovë, për të marrë pjesë në dasmën e djalit të tezes saj Arlit Kastratit, transmeton Klan Kosova.
Për të ardhur në vendlindje ajo ka zgjedhur transportin përmes një aeroplani privat së bashku me familjen e saj të ngushtë, dhe në një video të shkurtër të postuar në Snapchat ajo shihet fillimisht duke e drejtuar kamerën tek babai i saj dhe duke treguar se kjo është hera e parë që ai do të udhëtojë me një mjet të tillë.
Më pas shihet familja brenda aeroplanit, duke treguar se janë duke shkur tek dasma e Arlit.